Do të varrosen në Shqipëri, ky është shqiptari që vrau gruan dhe veten

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2025, 11:17

Mediat greke kanë publikuar foton e shqiptarit i cili ditën e djeshme masakroi me thikë gruan e tij 44-vjeçare në banesën e tyre në Sindos të Selanikut dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Varrimi i 44-vjeçares do të bëhet nesër në Shqipëri, ndërkohë që varrimi i 53-vjeçarit do të bëhet në atdhe në ditët në vijim.

Nga ana tjetër dy vajzat e familjes, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën papritur prindërit, mbeten në gjendje shoku dhe nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.

Në familjen shqiptare nuk ka patur asnjëherë ankesa për dhunë në familje apo vepra të tjera, ndërkohë që të gjithë ata që e njihnin çiftin tregojnë se ata nuk kishin kurrë probleme dhe nuk të jepnin përshtypjen se kishin debate apo dhunë mes tyre. Edhe ditën e djeshme pak para orës 13:00 kur ndodhi vrasja, fqinjët nuk kishin dëgjuar asnjë zë nga banesa e katit të dytë ku çifti jetonte me dy fëmijët.

“Jemi në banesën ngjitur dhe nuk kemi dëgjuar as zhurmë, asgjë. Ata shkonin në punë, ishin familje dhe kishin fëmijë”, deklaroi një fqinj.

Sipas vëllait të 44-vjeçarit, i cili sapo u informua shkoi në banesën ku ndodhi vrasja, çifti nuk po debatonte, duke u shprehur: “Ishin njerëz të qetë”.

Duke folur për median greke, një mikeshë dhe kolege e ngushtë e 44-vjeçares, tha se nuk mund ta besojë atë që ndodhi, pasi ajo shkonte në punë çdo mëngjes me viktimën.

“Ajo më thoshte se kishte probleme me burrin e saj, por nuk më dha asnjë detaj. Ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe përballonte gjithçka pa u ankuar, pavarësisht vështirësive që po kalonte”, tha mikesha e viktimës.

Mikesha theksoi gjithashtu se edhe ato pak herë që ajo e kishte parë 53 vjeçarin, edhe para se të kryente vrasjen, ai kishte sjellë shumë mirë me bashkëshorten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit