Lungomare në Vlorë kthehet në ‘liqen’ për makina me çdo pikë shiu që bie

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 13.03.2025, 10:53

Qytetarë të zhgënjyer të Vlorës kanë denoncuar sot cilësinë e keqe të projektit dhe punimeve në disa segmente të rrugës së re bregdetare të njohur si ‘Lungomare’.

Mungesa e kanalizimeve dhe punimet nën standarde bëjnë që pjesa e rrugës prapa ‘Vilave Qeveritare’ të mbulohet nga uji sa herë nis të bjerë shi, ndërsa qytetarët si në këmbë dhe me automjete duhet të kalojnë mes ujit që pushton rrugën e sapondërtuar.

Rruga në dukje elegante pritej të shërbente si një arterie kryesore për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturën e qytetit, por shihet qartë që ajo kthehet në një ‘liqen’ për automjetet dhe këmbësorët sa herë ka reshje.

Ky problem gjithashtu ndikon negativisht në imazhin turistik të qytetit, pasi vizitorët janë dëshpërohen nga kushtet e pakëndshme që i presin, prandaj qytetarët i kërkojnë autoriteteve të marrin përgjegjësinë dhe të bëjnë një vlerësim të kujdesshëm të punimeve dhe projekteve që realizohen, që të shmangin dështime të tilla.

Denoncimi: “Projekti ri i lungomares qe kane ber mbas Vilave Qeveritare. E kane perfunduar para disa ditesh nderkohe situata sapo bije nje ves shi eshte kjo, pasi nuk kane hapur nje kanal per te shkarkuar ujin aty rruga ka pjerrësi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit