Makina përplaset me ambulancën, humb jetën shoferi në Shkodër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2025, 09:46

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në afërsi të fshatit Çezme, në Koplik të Malësisë së Madhe.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një ambulancë.

Viktima e aksidentit është identifikuar si Abaz Kuka, 55 vjeç, drejtues i automjetit që ka pësuar përplasjen. Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme. Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit, por autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit