Në veri të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës e bashkë me to edhe problemet në qarkullimin rrugor.
Për shkak të borës së rënë gjatë natës, aksi rrugor Qafë Thore-Theth është bllokuar dhe kalimi i mjeteve bëhet me shumë vështirësi.
Qytetarët kanë mbetur për disa orë të bllokuar, ndërsa shprehen se deri më tani asnjë borëpastruese nuk është paraqitur për të pastruar rrugët dhe ndihmuar në normalizimin e qarkullimit.
Meteorologët kanë parashikuar se edhe pas ditës së verës moti do pësojë një kthesë pasi pritet ulje temperaturash deri në 4 gradë dhe reshje bore.