Aksident me vdekje në Maliq, motori përplas për vdekje një këmbësor

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.03.2025, 20:08

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Leminot, Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, një motor ka përplasur një këmbësor, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ende nuk dihen detaje të tjera mbi identitetin e viktimës apo drejtuesit të motorit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit