Shqipëria “drejt BE-së”, por tuneli i Llogarasë lyhet me shkop dhe furçë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.03.2025, 19:23

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një numër të madh punëtorësh duke lyer nga brenda Tunelin e Llogarasë me furça të vendosura në shkopinj të gjatë, një metodë që të kthen disa dekada pas në kohë.

Një qytetar, i habitur nga kjo skenë, shkruan:
"Përshëndetje JOQ, shikoni çfarë bëhet te tuneli i Llogarasë, kanë dalë pompat me bojë dhe s’ke nevojë me u torturu me shkop 50 veta!"

Ironia qëndron në faktin se, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaron me krenari se Shqipëria është "një hap larg BE-së", në projekte madhore si Tuneli i Llogarasë, punëtorët vazhdojnë të punojnë me metoda që duken sikur janë nxjerrë nga një film bardhezi.

Me këtë ritëm, ndoshta nuk është çudi që edhe autostradat e ardhshme të shtrihen me kazmë e lopatë. Shqipëria ecën drejt Evropës… por me hapin e furçës!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit