Gjyqi për vdekjen e Diego Armando Maradona , i cili filloi të martën në gjykatat e San Isidros, ishte plot tension. Ekipi mjekësor i Diego Armando Maradonës, u përball me akuza të forta të neglizhencës që çoi ne vdekjen e tij.
Shtatë punonjës mjekësorë, përfshirë psikiatrin, psikologun. Mjekët dhe infermierët rrezikojnë dënim me burg nga 8 deri në 25 vite burg. Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor 2020, pas një ataku kardiak të papritur ndërsa po rikuperohej nga një operacion në tru. Ai kishte luftuar për një kohë të gjatë me varësinë nga kokaina dhe alkooli, një periudhë që ndihmoi të formohej imazhi i tij kompleks dhe tragjik.
Moment shumë i trishtë ishte kur gjatë seancës, prokurori Patricio Ferrari paraqiti një fotografi të Maradonës të shtrirë në shtrat pak minuta pas vdekjes së tij.
"Kushdo që vjen t'ju thotë se nuk e kuptonte çfarë po ndodhte me Diegon, ju gënjen pa turp. Gjendja e tij ishte kritike", tha prokurori duke shtuar me tepër tensionet në sallën e gjyqit.
Grupi i “improvizuar” i mjekëve dhe specialistëve që frekuentonin shtëpinë prej ditësh, nuk mund të mos mendonin se Diego Armando Maradona ishte në prag të vdekjes-shtoi ai
Pala mbrojtëse i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se vdekja e Maradonës ishte rezultat i një arresti kardiak të papritur dhe se trajtimi në kushte shtëpiake ishte dakordësuar me familjarët e tij. Seancat e gjyqit pritet të vazhdojnë deri në korrik dhe do të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi rrethana të tjera të mundshme që çuan në tragjedinë që preku një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.