Vaksina Covid ringjalli virusin vdekjeprurës brenda trupit të burrit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 12.03.2025, 15:35

Mes raportimeve të efekteve anësore të vaksinave të koronavirusit, doktorët kanë treguar së fundmi për një rast kur ato kanë ringjallur një virus të vdekur brenda trupit të një burri.

47-vjecari i paemëruar publikisht jetonte me një virus të fjetur turbekulozi që nuk jepte simtoma, derisa ai u injektua me dozën e dytë përforcuese të vaksinës në Indi.

Katër ditë pas vaksinimit burri nisi të shfaqte simptomat e rënda të etheve, lodhjes dhe djersitjeve të natës, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Doktorët thanë se sistemi i tij imunitar nisi të sulmonte në mënyrë agresive virusin e tuberkulozit duke shkaktuar inflamacion dhe simptoma të tjera dhimbjeje.

Prandaj ata duhet t’i jepnin steroidë për të kontrolluar reagimin e ekzagjeruar të sistemit imunitar, derisa pas disa javësh pacienti arriti të rikuperohej.

Dhe në fakt tuberkulozi zëvendësoi Covid në vitin 2023 duke u bërë infeksioni më vrasës në botë me rreth 1 milionë të vdekur dhe tetë milionë të infektuar në të gjithë botën, shkruan Daily Mail.

Pacienti kishte marrë dy doza të vaksinës Pfizer brenda katër javësh, para se të niste simptomat e etheve, dhimbjeve të kokës dhe shfaqjes së nyjeve të ënjtura në qafë.

Në raportin e tyre doktorët shkruanin: “Ne dyshojmë se reagimi i ashpër imunitar u shkaktua nga vaksina e dytë mRNA që shkaktoi inflamacion të rëndë dhe komplikoi trajtimin e tuberkulozit.

Vaksinat konsiderohen efektive në parandalimin sëmundjeve virale por pas pandemisë Covid shumë dyshime janë hedhur ndaj tyre prej rritjes së numrit të sëmundjeve dhe vdekjeve nga ataku kardiak, kanceri, miokarditi (inflamacioni i muskujve të zemrës) ose perikarditi (inflamacion i cipës veshëse të zemrës) edhe tek më të rinjtë, shkruan Daily Mail.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit