Air Albania anulon fluturimin pa asnjë shpjegim, qytetarja: Humba ditët e punës

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 12.03.2025, 15:13

Një tjetër pasagjere e Air Albania ka denoncuar në redaksinë tonë anulimin e përsëritur të fluturimeve pa asnjë shpjegim nga kompania ajrore. Qytetarja tregon se kishte një biletë për në Bruksel në datën 8, por dy ditë para nisjes, fluturimi iu anulua pa arsye të specifikuar. Kompania e rishikoi prenotimin për një fluturim tjetër, i cili po ashtu u anulua vetëm disa orë para nisjes, sërish pa shpjegim.

Denoncuesja shprehet se ka humbur ditë pune për shkak të këtyre anulimeve të pajustifikuara, ndërsa Air Albania nuk ka ofruar asnjë zgjidhje apo kompensim. Sipas denoncueses, në fluturimin nga Brukseli avioni ishte bosh dhe beson se kompania anulon fluturimet nga Tirana për të shmangur detyrimin për kompensim, pasi rregulloret evropiane kërkojnë një dëmshpërblim minimal prej 400 eurosh kur fluturimi niset nga një vend i BE-së.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje, po ju kontaktoj per Air Albania, pash artikullin ge kishit hedhur dhe doja tju thoja se jam ne te njeten situat ekzakt dhe madje une e kisha fluturimin per ne date 8 per tu kthyer ne Bruksel, ma anulluan fluturimin dy dit para pa arsye te permendur dhe me bejne rebook ne fluturim per sot. Pak ore para fluturimit sot me vjen emaili per anullimin e fluturimit serisht pa arsye. Une kam humbur ditet e punes por Air Albani nuk ofron asnje Iloj zgjidhje ose kompensimi per keto shtyrje te pa justifikuara. Kur erdha nga Brukseli avioni ishte bosh, dhe ata prandaj i anullojne fluturimet tani nga Tirana, sepse ne rast se nisesh nga je vend non Eu nga nje kompani non eu nuk jam entitletd per konpesim, por ne rast se niset nga nje vend EU (Brukseli) do me detyroheshin minimumi 400 euro. Kam pasur dhe bileta telefonike por nuk i kam regjistruar Uroi te jen mjaftueshem fotot e emaileve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit