Shqiptari vret me thikë bashkëshorten dhe hidhet nga ballkoni i shtëpisë në Selanik

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 12.03.2025, 14:48

Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e Greqisë, ku një 53-vjeçar shqiptar raportohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, po ashtu me origjinë shqiptare.

44-vjeçarja tragjikisht ka humbur jetën, ndërsa autori pasi kreu krimin e rëndë, është hedhur nga ballkoni i banesës në zonën Sindos të Selanikut.

Mediat greke thonë se burri është dërguar në spitalin Papanikolaou por ka humbur jetën gjatë rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e sakta të tragjedisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit