Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.03.2025, 17:40

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot përmes një postimi në Facebook, njoftoi se është publikuar shpallje publike për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë dhe shpallje për 10 nënoficerë në Armatë.

NMisajllovski paralajmëron se së shpejti do të ketë edhe shpallje për pranimin e 60 personave me arsim të lartë në gradën e oficerit.

“Kjo është një mundësi vërtetë e shkëlqyer për të gjithë të rinjtë dhe burra dhe gra të motivuara nga të gjitha bashkësitë etnike, të cilët dëshirojnë që karrierën e tyre të punës t’ia përkushtojnë mbrojtjes së paqes dhe sigurisë së shtetit dhe qytetarëve”, ka shkruar Misajllovski, i cili sot është për vizitë në Batalionin e Parë të Këmbësorisë në kazermën “Çede Filipovski-Dame” në Kërçovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit