Kapet 40-vjeçari me 110 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 12.03.2025, 13:22

Një person është arrestuar sot në Durrës, teksa tentonte të kalonte në port me automjetin e tij dhe më shumë se 110 000 euro, të dyshuara si përfitime nga aktivitete kriminale.

Policia kufitare tha se shtetasi Jahje Zebi, 40 vjeç, banues në Dibër, ka tentuar të kalojë në portin e Durrësit 108 960 euro dhe 600 franga të padeklaruara.

Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe furgoni që drejtonte i arrestuari, 2 celularë dhe pasaporta e tij.

Policia shtoi se është duke punuar për zbardhjen e plotë origjinës dhe destinacionin të parave, ose aktiviteteve të lidhura me to.

Vetëm 3 ditë më parë Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Port, Durrës/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Aseti”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër tentativë për të lëvizur shuma të mëdhaja parash, pa i deklaruar në pkk.

Sekuestrohen 108 960 euro dhe 600 franga, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Arrestohet në hyrje të Shqipërisë, 40-vjeçari të cilit iu gjetën paratë në furgonin që drejtonte.

3 ditë më parë, Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Jahje Zebi, 40 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.

Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit