Fqinjët nuk e kishin parë për disa ditë, një prizrenas gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.03.2025, 12:20

Një person ka raportuar në polici se e kishte gjetur pa shenja jete një viktimë në Prizren.

Pasditen e djeshme, dëshmitari kishte shkuar për vizitë te viktima, të cilin e gjeti të vdekur.

Sipas tij, viktima nuk ishte parë tash e disa ditë as nga fqinjët e tij.

Njësitet policore dhe ato mjekësore iu përgjigjen rastit, duke dalur në vendin e ngjarjes.

U konstatua se viktima kishte ndërruar jetë nga vdekja natyrale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit