Bastisje në Gostivar, ndalohet një person për posedim të drogës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.03.2025, 12:08

MPB Maqedoni njofton se në Gostivar është realizuar bastisje dhe është ndaluar një person.

“Më datë 12.03.2025 në ora 07.00, zyrtarët policorë nga Zyra e jashtme për çështje kriminale pranë Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria D.M (36) nga Gostivari”.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan marijuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit