65-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga kamioni në autostradën në Itali

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 12.03.2025, 11:16

Një aksident tragjik ka ndodhur të martën e 11 marsit në veri të Italisë, ku një 65 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të papritur në autostradë.

Aksidenti i rëndë i pasdites së djeshme i kushtoi jetën Xhavit Halilaj, i cili punonte për një kompani në San Vendemiano në rajonin verior të Veneto, dhe kishte ndaluar me kamionçinën e tij në korsinë e emergjencës së bashku me një makinë tjetër.

Dy shoferët kanë qenë jashtë makinave për të kontrolluar një problem me mjetet, kur një kamion që vinte në drejtimin e tyre i ka goditur.

Mjekët nuk mund të shpëtonin shqiptarin i cili humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Tre persona të tjerë ndërkohë u plagosën por sipas informacioneve, nuk ndodhen në rrezik për jetën.

Shkaqet e aksidentit të rëndë po hetohen nga policia, shkruajnë mediat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit