Minatorët e Bulqizës vijojnë protestën: Sindikata bashkëpunon me kompaninë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.03.2025, 11:18

Prej 4 ditësh, minatorët e Bulqizës kanë bojkotuar punën dhe protestojnë duke kërkuar përmbushjen e kushteve të marrëveshjes me kompaninë turke që i menaxhon "Yıldırım Holding".

Ditën e djeshme, përfaqësues të kësaj kompanie kanë patur një takim me minatorët, por nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve, pasi kompania nuk ka përmbushur detyrimet e përcaktuara më herët.

Minatorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, që përfshijnë kushte më të mira pune, sigurime për shëndetin dhe sigurinë në punë, shtesën e inflacionit dhe mosdaljen në punë të shtunave.

Ata thonë se protesta është një reagim ndaj kushteve të vështira të punës dhe dështimit të përfaqësuesve të kompanisë për të respektuar kushtet. Sipas tyre, sindikatat nuk i përfaqësojnë dhe as nuk i dëgjojnë ankesat që kanë pasi janë bërë palë me kompaninë dhe përfaqësuesit e saj marrin rrogën pa shkuar fare në punë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit