Në finale mposhti serbin, shqiptari shpallet kampion në “Kupën e Skënderbeut” në Hungari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.03.2025, 12:22

Shkëlqim Koçi është shpallur kampion i mundjes së krahut në Fulopszallas të Hungarisë ku u organizua turne prestigjioz i “Kupës së Skënderbeut".

Kjo garë, e mbajtur nën emrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeu, u organizua nga kampioni botëror Laszlo Klemen, me mbështetjen e Konsullit të Nderit, Avni Hafuzi.

Shqipëria u përfaqësua nga sportisti Shkëlqim Koçi, i shoqëruar nga trajneri i tij Ivo Doshi, i cili është gjithashtu zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Mundjes së Krahut. Koçi shkëlqeu në këtë turne, duke u shpallur dy herë kampion në dy disiplina të ndryshme:

Në mundjen me dorën e majtë, ai mposhti një kundërshtar serb në finale. Ndërsa në mundjen me dorën e djathtë, triumfoi ndaj kampionit hungarez.

Ky sukses vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme për Koçin, i cili vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Zvicër.

Mundja e krahut ka origjinën që në kohën e Skënderbeut, i cili e përdorte këtë disiplinë si një metodë për të përzgjedhur luftëtarët më të fortë për ushtrinë e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit