A po e humbasin Plazhin e Madh, shqiptarët e Ulqinit?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.03.2025, 23:23

Një pjesë e madhe e plazheve në Plazhin e Madh të Ulqinit i është dhënë kompanisë Eagle Hills pas tenderimit për qiradhënien e zonave bregdetare. Sipas burimeve të Primorskog portala, kjo kompani ka ofruar shumën më të lartë të qirasë për 30 nga 40 ofertat, duke siguruar kështu shumicën e hapësirave në këtë zonë turistike.

Eagle Hills është një kompani ndërtimore private nga Abu Dabi, e njohur për investime në pasuri të paluajtshme dhe projekte të mëdha, si "Beograd na vodi".

Tradicionalisht, qiramarrësit e plazheve në Ulqin kanë qenë vendasit, por me këtë zhvillim të fundit, kontrolli mbi plazhet duket se po kalon në duart e investitorëve të huaj.

Disa nga plazhet që janë marrë nga Eagle Hills përfshijnë: "Saranda", "Adriatica", "Imperial", "Hill", "Mojito", "Habana", "Safari", "Tropikana", "Koral", një pjesë e "Pearl Beach", "Barbosa" dhe të tjera.

Ky ndryshim ka ngritur shqetësime mes vendasve për të ardhmen e Plazhit të Madh dhe qasjen e ulqinakëve në një nga asetet më të rëndësishme turistike të zonës.

Ulqini është një nga qytetet me shumicë shqiptare në Mal të Zi, ku sipas regjistrimit të fundit, rreth 71% e popullsisë deklarohet si shqiptare. Ky fakt e bën edhe më shqetësues kalimin e plazheve nga duart e vendasve tek investitorët e huaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit