Ukraina e gatshme të pranojë armëpushimin, pritet vendimi i Rusisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.03.2025, 20:34

Takimi mes delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës në Riad ka përfunduar me një marrëveshje për armëpushim 30-ditor mes Ukrainës dhe Rusisë. Ky vendim pritet t’i japë një pauzë konfliktit trevjeçar mes dy vendeve.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Ukraina ka pranuar propozimin e SHBA-së për një armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve të paqes në Arabinë Saudite. Si përgjigje, SHBA do të heqë pezullimin për ndarjen e inteligjencës dhe do të rifillojë ndihmën e sigurisë për Ukrainën.

Sekretari Rubio deklaroi për mediat se tashmë vendimi i radhës i takon Rusisë, duke nënkuptuar se fati i armëpushimit varet nga reagimi i Moskës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit