I vodhi “Range Rover”-in vëllait të tij, arrestohet 54-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.03.2025, 19:39

Një 54-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur makinën e vëllait të tij 52-vjeçar. Ky i fundit e denoncoi ngjarjen, duke deklaruar se automjeti i tij tip “Range Rover” ishte vjedhur gjatë natës së kaluar në lagjen “Beqir Dardha”.

Pas kallëzimit, policia arriti të lokalizojë makinën në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku u kap në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi T. H., i cili po qarkullonte me automjetin e vjedhur.

54-vjeçari u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit