Vodhën çantën me para të klientit në berberhane, arrestohet 20-vjeçari dhe dy të mitur në Shkodër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.03.2025, 18:24

Një 20-vjeçar dhe dy të mitur janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se kanë grabitur një berberhane.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin me inicialet K. P. dhe dy 17-vjeçarë.

Sipas denoncimit të pronarit të berberhanes tre të rinjtë vodhën çantën me para dhe sende personale të një klienti brenda subjektit. Pas identifikimit dhe kapjes, ata u ndaluan nga policia për veprimet e mëtejshme ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, dhe të arrestuarit do të përballen me akuzën për “Vjedhje”, kryer në bashkëpunim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit