Komisionet miratojnë ‘Smart City’, mbikëqyrjen e çdo aspekti të jetës së shqiptarëve me mijëra kamera

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.03.2025, 17:38

Me pretekstin e “sigurisë”, komisionet parlamentare të të dy partive miratuan sot “Smart City”, instalimin e më shumë se 8000 kamerave inteligjente në 20 qytete të Shqipërisë, që do të monitorojë çdo lëvizje dhe çdo aspekt të jetës së individëve.

Projekti thotë se synon rritje të sigurisë rrugore dhe publike në vend, teksa kaloi mes disa debatesh në Komisionin e Sigurisë.

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, foli për rëndësinë që do të ketë projekti, përfshirë detajet e zbatimit si koha e instalimit apo shumat e përdorura për stafin dhe aparatet.

Ndërsa disa akuza nga përfaqësuesi i opozitës Asllan Dogjani përmendën vetëm “abuzimin me fondet”.

Ideja është e njëjtë me aplikime të bëra në shumë qendra të Evropës dhe SHBA, që janë shoqëruar me kritika të ashpra për shkelje të të drejtave dhe zhdukje të privatësisë së qytetarëve, duke i kthyer qendrat e banuara në kafaze të kontrolluara në çdo sekondë.

Zv/ministri tha se sistemi do të sjellë rritje të numrit të efektivëve të policisë dhe plani do të implementohet fillimisht në 12 qendra të vendit.

Kamerat e shtuara në çdo rrugë do të shoqërohen me kamera trupore të policëve, për të cilat zyrtarët thonë se “synojnë dhënien e një shërbimi të mirë dhe të kontrolluar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit