Botuesit francezë ndalojnë publikimin e librit që demaskon ideologjinë ‘woke’, prej presionit politik

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.03.2025, 17:09

Shtëpia prestigjoze botuese franceze Presses Universitaires de France (PUF), ka ndaluar publikimin e një libri që kritikon ideologjinë moderne, liberale “wokë” të vendeve perëndimore, duke cituar si arsye “klimën armiqësore politike”.

“Besojmë se nuk ekzistojnë më kushtet për pritjen e qetë dhe të arsyeshme të kësaj vepre”, njoftoi dje shtëpia botuese PUF duke përmendur pezullimin.

Libri i titulluar ‘Face à l’obscurantisme woke’ (Përballë errësirës së ideologjisë woke), argumenton se ideologjia e politikave qeveritare majtiste-liberale kryesisht të dekadës së fundit në Perëndim, është në fakt një “pseudo-shkencë militante” e imponuar ndaj masave me qëllim shtypjen e zërave disidentë me anë të intimidimit, dhe rrjedhimisht krijon “panik moral” për ata që nuk ndjekin linjën e përcaktuar të narrativës mbi çështje si të drejtat LGBT, emigrantët, avancimi i njerëzve me ngjyrë ose të tjera.

Libri argumenton se këto politika po zbatohen në vendet perëndimore që tradicionalisht kanë popullsi të bardhë, kristiane, dhe shton se “wokismi” po ushqen ndjesi artificiale komunitare, kur në fakt copëton vendin [Francën] në një kaleidoskop identitetesh që konkurrojnë me njëra-tjetrën, shkruan rrjeti belg Brusselsignal.

Termi “woke” ka lindur në SHBA dhe është përfaqësuar më ashpër nga administrata e presidentit Joe Biden.

Ai përshkruan personat që e besojnë veten ndjekës të politikave moderne si “lufta kundër racizmit”, të drejtat e minoriteteve, të homoseksualëve, përmbysja e vlerave konservatore dhe aktivizmi kundër pabarazisë e ndryshimeve klimatike.

Ndërsa kritikët konservatorë e quajnë lëvizjen një indoktrinim i maskuar që mund të vërë pjesë të ndryshme të popullatës kundër njëri-tjetrit, kurse argumentet e saj i quajnë fabrikacione për të mbajtur turmat të paditura e të kontrolluara psikologjikisht.

Por rrjedhimisht presioni nga gazetarët dhe akademikët e lidhur me sistemin u intensifikuan para botimit dhe kjo solli pezullimin e tij.

Krerët e shtëpisë botuese Emmanuelle Hénin, Xavier-Laurent Salvador e Pierre Vermeren, dhe drektori Paul Garapon thanë se vendimi u mor ‘për mbrojtjen e reputacionit të shtëpisë botuese’.

“Duket qartë se çështja qenka politike, dhe në këto kushte roli im është të ruaj kompaninë nga çdo dëm, prandaj njoftova pezullimin,” tha Garapon.

Edhe akademikët francezë të ‘’Observatoire de l’éthique’ e kanë pozicionuar veten kundër influencës së përmbysjes së vlerave ose ndryshe të “studimeve të dekolonializimit, të cilat i quajnë “një mjet për ideologji anti-perëndimore”, shkruan rrjeti Brusselsignal.

Në faqen e internetit të grupit, thuhet se lëvizje të tilla “çmontojnë hegjemoninë e bardhë dhe shërbejnë si luftë e heshtur hyjnore kundër Perëndimit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit