Rruga e Tapizës kthehet në det balte e gropash, e neglizhuar prej vitesh nga bashkia e Krujës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.03.2025, 16:44

Banorë të Tapizës në rrethin e Krujës denoncuan sot gjendjen e shkatërruar të rrugës së fshatit e cila mbetet prej vitesh e pashtruar, duke u kthye në një barrë të rëndë për këmbësorët dhe automjetet që duhet të kalojnë në zonë.

Duke komentuar pamjet e dërguara në redaksi, vendasit me të drejtë thonë se nuk mund të kalojnë dot në këmbë pa u baltosur, ndërsa ata me automjete rrezikojnë dëme të rënda nga gropat e mbuluara prej baltës.

Neglizhimi i autoriteteve në shtrimin e rrugës në Tapizë ka shkaktuar zemërim te banorët që nuk e kuptojnë përse refuzohen shqetësimet e tyre nga zyrtarët që kanë zgjedhur.

Taksapaguesit bëjnë apel për veprim nga autoritetet drejtuese në krijimin e kushteve minimale të qarkullimit dhe ndalim të abuzimit me fondet dhe besimin e qytetarëve, çka u shkakton atyre vazhdimisht dëme të panevojshme.

Mesazhi i qytetarit:

“Aman boni nje gjo se nuk ja dilet kshtu. Makinat u ben copa, ne ‘kembesoret’ duhet me hec ne maje tgishtave, me kalu do ruhena mos me u bo pis, katastrofe dmth, vendi ne Tapize”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit