Policia e Kosovës ndalon veturë me barna të kontrabanduara, konfiskohen 169 artikuj barnash

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2025, 15:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në magjistralen Dheu i Bardhë-Gjilan, kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një kosovar, në të cilën kanë gjetur dy pako me barna të ndryshme me banderola të Serbisë.

Pas kësaj i dyshuari thuhet se ka pranuar se ka edhe të tjera barna në Prishtinë.

“Lidhur me rastin personi i dyshuar ka pranuar se ka edhe barna tjera në Prishtinë, me ç’rast njësia e TASKFORC-ës së bashku me Doganën e Kosovës dhe Hetimet Rajonale kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e shtetit është kryer kontrolli në garazhin e të dyshuarit ku janë gjetur: 169 artikuj barnash të ndryshme, vlera e tyre llogaritet të jetë rreth tridhjetë mijë (30) mijë euro pa llogaritur shmangiet doganore”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin thuhet se është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit thuhet se është iniciuar rasti kontrabandë me mallra.

“Vetura dhe barnat janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit