Gropat në mes të rrugës dëmtojnë rrotat e disqet e shoferëve në Berat

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.03.2025, 15:00

Shoferë të revoltuar kanë denoncuar sot neglizhimin e hapur të bashkisë së Beratit ndaj gropave në rrugë që po shkatërrojnë automjetet e tyre po dhe po rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Raportuesi tregon në imazhe gropën monstruoze që shfaqet papritur në mes të rrugës pranë zyrës së Drejtorisë së Patentave, e cila ka nxjerrë jashtë përdorimi rrotën e përparme të automjetit të tij.

Çuditërisht bashkia e Beratit nuk vepron ndaj raportimeve për probleme të tilla që u shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare shoferëve, të cilët tashmë shprehen se nuk dinë më ku të ankohen.

Qytetarët e ndershëm denoncojnë rastin në fjalë si një nga më ekstremët, qoftë edhe sikur vetëm për të paralajmëruar shoferë të tjerë për rrezikun.

Postoje nese mundesh, te Drejtoria e Patentave, Berat. Doli jasht perdorimi goma bashk me diskun, te pakten te bejn kujdes shoferet e tjerë. Nuk dim as ku te ankohemi ...”, shkruan shoferi i dëmtuar.

Këto kushte të rrezikshme nuk janë të reja për qytetin e Beratit. Shoferët shprehen se kanë paralajmëruar shpesh herë autoritetet lokale për këtë problem, por nuk ka pasur asnjë veprim konkret nga ana e Bashkisë së Beratit për të riparuar rrugët problematike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit