Ndotje alarmante në Fushë-Krujë: “Gomat digjen pranë fabrikës së çimentos, na u zu fryma”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 11.03.2025, 15:31

Një situatë shqetësuese po rëndon jetën e banorëve të fshatit Zall në Fushë-Krujë, të cilët prej kohësh po përballen me ndotje të madhe ajrore. Sipas një denoncimi të ardhur nga një qytetar, pranë fabrikës së çimentos po digjen goma, duke çliruar tym të dendur dhe ndotës, që po vështirëson frymëmarrjen e banorëve ditë e natë.

Pavarësisht se më herët është raportuar për mbylljen e këtij aktiviteti, duket se situata vazhdon pa asnjë ndryshim, duke shkaktuar shqetësim tek banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të ndaluar ndotjen dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ jam nje banor i fshatit zall fush kruj shikoj gelqeret si djegin goma siper fabrikes se cimentos na moren frymen dit nat edhe se gjoja i mbyllen aktiviteti vazhdon. Ju lutem postoje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit