54-vjeçari i ‘vjedh’ makinën Range Rover vëllait të vogël në Elbasan

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.03.2025, 15:21

Në një ngjarje të pazakontë nga Elbasani, policia njofton se ka vënë në pranga një 54-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur makinën tip “Range Rover” të vëllait.

I arrestuar është shtetasi T.H, 54 vjeç, pas denoncimit të zhdukjes së automjetit nga vëllait i tij, 52 vjeçari L.H.

Megjithëse besohet se i vëllai vetëm ‘ka marrë hua’ automjetin e të vëllait, njoftimi në polici solli operacionin e kërkimit dhe rrjedhimisht lokalizimin e mjetit që u gjet i parkuar në lagjen “Beqir Dardha”.

Marrja e mjetit “pa lejen” e të vëllait i ka kushtuar shtrenjtë 54 vjeçarit që tashmë duhet të japë llogari për veprimin e pamenduar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”. Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi L. H., 52 vjeç, se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”, shërbimet e Policisë mesditën e djeshme, kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”, dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasinT. H., 54 vjeç, (vëllai i shtetasit L. H.), që u kap duke drejtuar automjetin”, njoftoi policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit