Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Përmet teksa një 30-vjeçare ka humbur jetën gjatë transportimit me auto-ambulancë drejt spitalit të Gjirokastrës.
E reja me inicialet M.F, ishte banuese në fshatin Piskovë teksa ende nuk janë publikuar të dhënat e sëmundjes apo emergjencës shëndetësore që ajo kishte pësuar.
Informacionet janë ende të pakta për tragjedinë por vdekja i shtohet shumë episodeve të ngjashme vitet e fundit kur sëmundje të papritura si kancer apo atak kardiak i kanë kushtuar jetën njerëzve më parë të shëndetshëm.
Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit, thanë autoritetet.