Kirurgu plastik hyn i maskuar në shtëpinë e doktorit rival për ta vrarë në Angli

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.03.2025, 15:12

Një kirurg estetik ka qëlluar më thikë kolegun e tij ‘të urryer’ pasi hyri me forcë i maskuar dhe i armatosur në shtëpinë e tij, u tha sot në gjyqin e çështjes në Angli.

Peter Brooks, 61 vjeç, ishte armatosur gjithashtu me 20 litra lëng të djegshëm, shkepëse, një levë dhe një thikë kuzhine, para se të shkonte me biçikletë në shtëpinë e kolegut kirurg Graeme Perks, thanë prokurorët.

Ai më pas hyri me forcë në shtëpinë luksoze në zonën rurale dhe nisi të spërkasë karburant nëpër dhomë duke tentuar të vriste zotin Perks, në hakmarrje për një procedurë disiplinore që ai kishte hapur ndaj Brooks në klinikën ku të dy punonin.

Kur 65 vjeçari Perks, ishte zgjuar nga zhurmat, zbriti në kapin e poshtëm për të parë, por Brooks e goditi atë me thikë, u tha në gjykatën e Loughborough.

Perks, gjithashtu kirurg plastik në spitalin universitar të Nottingham, u gjet nga bashkëshortja dhe i biri. Ata e dërguan në spital ku qëndroi në gjendje kome prej humbjes së gjakut.

Ai i mbijetoi prerjes 8cm të thellë me thikë në kafazin e kraharorit, vetëm prej “veprimit të shpejtë dhe aftësive të mira të doktorëve”, thanë prokurorët.

Brooks, konsulent kirurgjie plastike i specializuar për djegiet, u kap disa orë më vonë me një dorë të gjakosur në një stol në park.

Ai mohon akuzat e tentativës së vrasjes, zjarrvënies dhe zotërimit të armës së ftohtë në sulmin e 14 janarit 2021, në kohën e kufizimeve të ashpra të Covid-19.

Asokohe Brooks ishte bërë objekt procedurash disiplinore që mund të sillnin shkarkimin nga puna, që solli dhe reagimin ekstrem ndaj kolegut.

Viktima Perks pati nevojë për një operacion të gjatë dhe disa njësi gjaku pas goditjes me thikë. Ai doli nga spitali i Nottingham më 15 shkurt, pak më shumë se një muaj pas sulmit.

Gjyqi pritet të zgjasë disa javë, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit