“AirAlbania shtyn dhe anulon fluturimin, merr lekët dhe s’jep arsye”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 11.03.2025, 13:09

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë përvojën e tij me kompaninë ajrore Air Albania, duke ngritur shqetësime mbi mënyrën se si trajtohen udhëtarët dhe mungesën e transparencës nga ana e kompanisë.

Sipas qytetarit, ai kishte prenotuar një biletë më 17 shkurt për të udhëtuar drejt Belgjikës më 15 mars. Më 21 shkurt, ai ishte njoftuar me email se orari i fluturimit ishte ndryshuar, duke u parashikuar të nisej një orë më herët. Megjithatë, situata u përkeqësua, kur qytetari mori një tjetër email ku Air Albania e informonte se fluturimi ishte anuluar.

Denoncuesi shprehet se kompania nuk ka dhënë asnjë arsye apo sqarim për anulimin dhe se, pavarësisht faktit që pagesa për biletën është kryer, nuk ka asnjë përgjegjësi nga ana e linjës ajrore.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ Kam nje denoncim ne lidhje me kompanine ajorore Air Albania Kam prere bileten ne daten 17 shkurt per te udhetuar ne Belgjike ne date 15 Mars Ne daten 21 shkurt me dergojne email qe orari i biletes ka ndrushuar dhe niset 1 ore me perpara. Pikerisht sot kane derguar email qe fluturimi eshte anulluar Nuk me ka dhene nje arsye ose sqarim pse eshte anulluar. Leket e biletes i kane mare dhe nuk mbajne pergjegjsi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit