Qentë endacakë sulmojnë 13-vjeçarin në Berat, prindërit kërkojnë të merren masa

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.03.2025, 12:52

Një 13-vjeçar në Berat ka pësuar një sulm nga qentë endacakë, një ngjarje që ka tronditur familjen e tij dhe ka nxitur reagime nga prindërit dhe banorët e qytetit.

Prindërit tregojnë në pamjet e dërguara, plagët e fashuara të kafshimeve në këmbën e të voglit, dhe kërkojnë që autoritetet të ndërmarrin masa më të rrepta për menaxhimin e qenve endacakë, që qyteti të jetë i sigurt për banorët e veçanërisht për fëmijët.

JOQ ka denoncuar vazhdimisht ankesat e qytetarëve për qentë endacakë, të cilët bëhen problematikë kur mbidhen në tufa të mëdha dhe sjellja e tyre bëhet e pakontrolluar.

Por Incidente të tilla kanë nxitur shpesh diskutime pasi shumë banorë kërkojnë veprime konkrete dhe të menjëhershme nga autoritetet bashkiake. Ndërsa në anën tjetër dashamirësit dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve kanë theksuar se është e rëndësishme të gjendet një balancë mes sigurisë për njerëzit dhe mirëqenies së kafshëve.

Ata propozojnë alternativa si krijimi i kushteve më të mira për qentë endacakë në mënyrë që të shmanget rreziku i sulmeve ndaj njerëzve dhe ngritjen e grupeve vullnetare që të kujdesen për kafshët endacake dhe të ofrojnë zgjidhje afatgjata për fenomenin. Por në të dyja rastet, është bashkia e zgjedhur nga populli ajo që duhet të veprojë dhe marrë masa për uljen e rrezikut nga ky fenomen.

Prindërit e 13-vjeçarit shkruajnë:

“Pershendetje ju lutem ne lagjen Çlirimi, Berat, disa qen endacak kane kafshuar femijen tim 13 vjeç, duke krijuar shume edem. Ju lutem te merren masa per keta qen se po rrezikohen shume femije te tjerë qe nuk mund te kalojne rrugën nga frika, ju faleminderit.”

Një 13-vjeçar në Berat ka pësuar një sulm nga qen endacakë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit