Vajza bën magji para dyqanit të rrobave? Djeg shkrepëse dhe largohet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.03.2025, 12:22

Një qytetare, pronare e një dyqani rrobash për fëmijë, në zonën e Astirit, Tiranë, i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast magjie para biznesit të saj.

Nëpërmjet kamerave të sigurisë, ajo ka arritur të shohë momentin kur një vajzë, e re në moshë dhe jo banore e zonës, djeg disa shkrepëse te shkallët e dyqanit.

Për disa minuta, vajza duke parë kamerat e sigurisë, ka djegur disa paketime shkrepësesh dhe më pas ka fshirë shkallët dhe është larguar.

Pronarja e dyqanit e shqetësuar nga këto pamje, ka pyetur në lagje për vajzën, por askush s'e njeh.

Ajo ka frikë se vajza mund t'i ketë bërë magji edhe pse nuk e kupton dot shkakun apo arsyen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit