Shtyllat e kabinat e zhveshura elektrike në Ballsh ‘kurth vdekjeje’ për banorët

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.03.2025, 11:31

Një denoncim shqetësues ka ardhur sot nga banorë të rrethinave të Ballshit, të cilët duhet të jetojnë mes shtyllave të zhveshura elektrike, telave e kabinave që shihen frikshëm në rrugët e tyre duke rrezikuar jetën e fëmijëve e të rriturve.

Në pamjet e dërguara nga fshati Lavdan pranë Ballshit, shihen kabina e shtylla të zhveshura në anë të rrugës, madje dhe puseta të mëdha të pambuluara, të cilat banorët duhet të shmangin përditë për të kryer punët e tyre.

Disa shtylla elektrike të zhveshura dhe pa mbrojtje, janë në anë të rrugës dhe mund të shkaktojnë aksidente apo dëmtime, duke e bërë segmentin rrugor një burim të vazhdueshëm shqetësimi për çdo kalimtar.

Banorët e Lavdanit kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet lokale dhe qendrore për të riparuar kabinat dhe për të mbyllur pusetat e hapura, si dhe për të siguruar mbrojtjen e shtyllave elektrike.

Pershendetje nga fshati Lavdan, Ballsh. Kjo eshte situata, shum prane qytetit”, shkruajnë vendasit, teksa me të drejtë kërkojnë kushte më të sigurta për jetën e përditshme, pasi ndryshe kjo situatë mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e tyre.

Puseta të mëdha të pambuluara, të cilat banorët duhet të shmangin përditë për të kryer punët e tyre.

Disa shtylla elektrike të zhveshura dhe pa mbrojtje, janë në anë të rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit