Studentët bllokojnë televizionin publik në Beograd para protestës madhore të të shtunës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 11.03.2025, 10:33

Qindra studentë protestues kanë bllokuar mbrëmë ndërtesën e televizionit publik në Beograd që akuzohet për propagandë dhe njëanshmëri me qeveribnë e Aleksandër Vuçiç.

Tensionet vijnë para protestës madhore që pritet në fundjavë pas disa muajsh demonstratash anti-qeveritare.

Studentët fillimisht bllokuan mbrëmë ndërtesën e televizionit në qendër të Beogradit duke njoftuar se bllokada do të zgjasë 24 orë.

Ndërkohë njoftohet se punonjësit e televizionit kanë hyrë nga një tjetër kalim dhe programet kanë vazhduar të pandërprera deri mëngjesin e sotëm.

Studentët e universiteteve janë në krye të çdo proteste në Serbi që prej nisjes së lëvizjes në nëntor, kur shembja e tavanit të një stacioni hekurudhor në Novi Sad vrau të paktën 15 njerëz. Protestuesit bëjnë me faj qeverinë e korruptuar të Vuçiç për degradimin e kushteve të jetesës dhe demokracisë në vend.

Protesta madhore e të shtunës në Beograd pritet të jetë vendimtare për qeverinë e Vuçiç, i cili ka kërcënuar se “ata që do të përpiqen të arrijnë diçka me anë të dhunës do të arrestohen”.

Por të gjitha protestat e studentëve muajt e fundit kanë qenë paqësore, përveç grupeve provokuese që kanë sulmuar disa herë studentët.

Vuçiç me partinë progresive mbajnë pushtetin me dorë të hekurt prej një dekade megjithë akuzat e shtypjes së lirive.

Studentët bllokuan mbrëmë ndërtesën e televizionit në qendër të Beogradit duke njoftuar se bllokada do të zgjasë 24 orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit