Minatorët në Bulqizë protestojnë, kërkojnë të drejta dhe rritje pagash

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.03.2025, 08:12

Minatorët e kompanisë “AlbChrome” në Bulqizë, e cila administrohet nga një kompani turke kanë bojktouar punën dhe kanë dalë në protestë.

Ata thonë se firma turke që i menaxhon nuk ka zbatuar kontratën për rritjen e pagave e po ashtu nuk ka dhënë shtesën prej 4 përqind të inflacionit. Sipas tyre kompania do t’i detyrojë që të punojnë edhe të shtunave.

Minatorët shprehen se sindikatat nuk i përfaqësojnë dhe as nuk i dëgjojnë ankesat e tyre pasi janë bërë palë me kompaninë.

Pak ditë më parë protesta të ngjashme u zhvilluan edhe nga metalurgët e uzinës së ferrokromit në Burrel, të cilët akuzuan kompaninë për shkelje të kontratës së punës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit