U përplas me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën drejtuesi i motorit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.03.2025, 21:38

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë-Shkodër.

Raportohet se një kamion është përplasur me një motor, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të motomjetit.

Drejtuesi i motorit ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi dot t'u mbijetonte plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Dajçit, ndërkohë viktima është identifikuar si 51-vjeçari Arben Tanushi.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit