Një qytetar i shqetësuar ka shpërndarë një video mesazh, ku shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe emocionale për vështirësitë që po kalon. Ai thotë se është i detyruar të punojë dy punë pasi një rrogë nuk i mjafton për të mbajtur veten dhe familjen. Qytetari kërkon që kryeministri të marrë masa për të ndihmuar ata që nuk mund të përballojnë jetesën me një pagë të vetme. Ai kritikon taksat e larta, duke thënë se është tepër e padrejtë të paguash 800 mijë lekë në vit. Ai gjithashtu shpreh pakënaqësinë e tij për pagat e ulëta në Shqipëri, duke përmendur se, përkundër fjalëve për mundësi të mëdha ekonomike, shumë qytetarë janë të detyruar të punojnë në kushte të vështira dhe të mbijetojnë me paga shumë të ulëta, si në rastin e tij, duke punuar me mbetjet urbane në Eko Tirana. Ai përfundon mesazhin e tij me një thirrje për ndryshim dhe drejtësi për ata që po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.
Qytetari shprehet:
Jam i detyruar te punoj dy pune se nuk me del një rroge, ca do te bej unë me një rrogë!
Zoti kryeministër! A mund te marrësh masa për njerëzit a mendon qe nuk i del një rroge prandaj bëjnë dy pune.
Të paguaj 800 mijë lekë të vjetra në vit kjo është e tepërt
Urdhëro zotëri i nderuar, ç’është kjo takse “mo vlla”
I thua edhe njerëzve nga Greqi hajde ne Shqipëri se e ke rrogën 3000 euro!
Ku ne po punojmë me mbetjet urbane, te Eko Tirana qe po punojmë
100% mikrobe dhe ne fund te paguat taksa
Është turp, është turp!