Familjarët denoncuan zhdukjen, gjendet në Ksamil trupi i pajetë 49-vjeçarit nga Tirana

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 10.03.2025, 16:22

Është gjetur pas disa orëve kërkimesh në plazhin e Gjirit të Hartës në Ksamil, trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit.

Megjithë dyshimet se i ndjeri është vetëmbytur, zyrtarët thanë se hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Trupi u gjet sot në orët e pasdites pasi rrobat dhe telefoni i tij u gjetën më herët në breg të detit. Telefoni ishte aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, përpara se të fikej, sipas raportimeve.

Familjarët dhe miqtë e viktimës janë tronditur nga ngjarja e papritur, ndërsa policia vijon hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një vetëflijim apo nëse ka rrethana të tjera në tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit