Nënës të shkollave të mesme profesionale të Sarandës kanë denoncuar sot në redaksi sorollatje mizore dhe justifikime të rreme nga punonjësit e postave në Sarandë që u refuzojnë prej muajsh bursat e studimit.
Studentët thonë se besojnë se shumat e mbështetjes janë kaluar nga bashkia, por punonjësit e postës i mbajnë me justifikime të rreme dhe rregullisht u zbresin shuma nga paratë që u takojnë.
Zhvillimi vjen teksa kanë kaluar katër muaj nga nisja e vitit akademik dhe studentët duhet të bëjnë pa mbështetjen ekonomike prej rreth 6400 lekë në muaj, që edhe pse e pamjaftueshme ndihmon në reduktimin e kostove të jetesës e studimit.
Ata listojnë justifikimet e ndryshme e të padrejta që u jepen nga punonjësit e postës, që i kanë detyruar t’i drejtohen mediave, duke shpresuar që autoritetet lokale dhe të shërbimeve postale të sqarojnë situatën dhe nxënësit të përfitojnë bursat pa pengesa të mëtejshme.
Në denoncimin e të rinjve thuhej:
“Prsh, Dëshiroj të bëj një denoncim në lidhje me shpërndarjen e pagesave të bursave në Sarandë, pranë Postës. Kur shkojmë në bashki, na thonë se fondet janë hedhur dhe duhet t’i marrim në postë. Kur shkojmë në Postë, na japin një orar të caktuar, por kur kthehemi në atë orar, na thonë se personi që shpërndan paratë nuk ka ardhur. Kjo situatë është e padrejtë. Jemi fëmijë dhe e presim me gëzim këtë ndihmë modeste, por po përballemi me sorollatje të panevojshme. Ju lutem, publikojeni të bëhet diçka që ky problem të marrë zgjidhje. Faleminderit!”
“Bursa eshte Diku 64 mij lek n muaj po ne i marim njer n 4 muaj e gjysmat. Kemi diku te 250 260 mij lek per t’i marr. Ka hyre marsi e na thon ende jo sot jo nesër. Shumë nxënës thonë edhe mua m ndodhi e njejta gje, edhe mua m ndodhi e njejta gje”
Shkollat e mesme profesionale trajtohen me bursa nga shteti, për nxënësit që plotësojnë kriterin ekonomik, që vijnë nga zonat Verilindore dhe Juglindore të vendit, dhe ata që regjistrohen në degët prioritare për zhvillimin ekonomik të vendit, si ndërtimi, bujqësia, teknologjia e informacionit, inxhinieri pyjore e veterinari.
Zyrtarët thonë se kjo praktikë ndiqet si një mjet stimulimi për të tërhequr sa më shumë nxënës në institucionet para-universitare, dyuke zëvendësuar shpenzimet që më parë mbuloheshin nga banimi në konvikte, ushqimi në mensa apo tekstet shkollore falas.
Bursat janë një mjet stimulimi për të thithur sa më shumë nxënës në institucionet para-universitare, të cilat zëvendësojnë shpenzimet që më parë mbuloheshin nga banimi në konvikte, ushqimi në mensa apo tekstet shkollore falas.