Sot në Gjermani po zhvillohet një grevë njëditore e punëtorëve në 13 aeroporte, përfshirë Frankfurt dhe Mynih, duke shkaktuar anulimin e shumicës së fluturimeve.
Greva zgjat 24 orë dhe u organizua nga sindikata ver.di. Ajo përfshin punonjës të sektorit publik, si dhe personelin e sigurisë. Greva e sindikatave ka në shënjestër aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut.
E si pasojë e situatës së krijuar janë anuluar disa nga fluturimet e parapara që të realizohen nga Kosova për në aeroportet e Gjermanisë, të cilat tashmë kanë hyrë në grevë.
Nga Aeroporti i Prishtinës janë anuluar fluturimet vajtje -ardhje të parapara për qytetin e Shtutgartit, Duseldorfit, Munich dhe Berlinit.
Se a do të realizohen fluturimet e parapara për orët e mbasitës ende nuk dihet. Derisa ato që janë planifikuar të realizohen gjatë pjesës së parë të ditës janë anuluar tashmë.