Gjenden në bregdet celulari dhe rrobat e 49-vjeçarit nga Tirana të zhdukur në Ksamil

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 10.03.2025, 15:25

Detaje të reja dalin nga zhdukja misterioze e 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ka humbur gjurmët që prej mëngjesit të 8 marsit 2025.

Likometi, i cili zotëron një banesë në Ksamil por është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij.

Sipas familjarëve në momentin kur është larguar nga banesa, Naimi ishte i veshur me një xhup të zi, atlete Adidas dhe një kostum sportiv Adidas me ngjyrë blu të errët.

Pas denoncimit të zhdukjes policia e Sarandës ka nisur kërkimin e tij.

Por sot në mesditë, policia e rendit ka gjetur në breg të detit në Ksamil një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49-vjeçarit.

Burime nga familja Likometi thonë se telefoni celular i 49 vjeçarit ka qenë aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka rezultuar i fikur.

Autoritetet policore të rendit dhe ato kufitare të Sarandës dhe familjarët e tij kanë nisur kërkimet në tokë dhe në det, pas dyshimeve se Naim Likometi mund të jetë mbytur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit