Zgjidhja e martesës, Gjykata e Lartë bën lëmsh çiftet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.03.2025, 15:19

Një çështje e ndërlikuar juridike ka shpërthyer në Gjykatën e Lartë, ku dy trupa gjykues të ndryshëm kanë marrë vendime të kundërta në lidhje me çështjet e “zgjidhjes së martesës” për shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Disa gjykata të shkallës së parë të rretheve kanë vendosur ta heqin çështjen nga juridiksioni i tyre, duke argumentuar se çështja duhet të gjykohet në shtetin ku palët jetojnë, edhe pse ata janë shtetas shqiptarë.

Kjo ka sjellë një apelim në Gjykatën e Lartë, ku një trup gjykues me tre anëtarë ka vendosur ta kthejë çështjen për gjykim sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit, ndërsa një trup tjetër me tre anëtarë i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Shkallës së Parë, duke konfirmuar se çështja duhet të shqyrtohet jashtë shtetit ku jetojnë palët.

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe Gjykata Kushtetuese, e cila ka theksuar se çështjet e “zgjidhjes së martesës” duhet të shqyrtohen në Shqipëri, pavarësisht vendbanimit të palëve, për të ruajtur lidhjet me sistemin juridik shqiptar.

Ky konflikt juridik thekson nevojën për një qartësi më të madhe dhe një unifikim të vendimeve nga Gjykatën e Lartë në lidhje me çështjet e juridiksionit ndërkombëtar për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Qytetari shkruan:

Pershendetje!

Dua te marr edhe mendimin tuaj

Behet fjale për Gjykatën e Larte

Disa çeshtje te "Zgjidhjes se marteses" Gjykatat e Shkalles se Pare te Rretheve, i kane nxjerre jashte juridiksioni, me arsyetimin se jetojne jashte shtetit dhe duhet ta bejne gjyqin atje ne shtetin ku jetojne, pavaresisht se jane Shqiptarë

Kemi bere Rekurs ne Gjykaten e Larte dhe:

Nje trup gjykues me 3 antare, e ka kthyer per gjykim perseri ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Rretheve.

NDERSA NJE TRUP GJYKUES TJETER ME 3 ANTARE, I KANE DHENE TE DREJTE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE QE ÇESHTJA OSE ZGJIDHJA E MARTESES TE BEHET ATJE JASHTE SHTETIT KU JETOJNE

Gjykata Kushtetuese thote qe duhet te behet ne Shqiperi

Mbi te gjitha keta duhet te jene edhe pak patriota qe leku te vij ne Shqiperi. Jo ta lene atje

Jane shtetas Shqiptare dhe madje martesen e kane bere ne shtetin Shqiptar.

Eshte me mire qe keto gjyqe te behen ketu ne Shqiperi perderisa nuk ka kundershtime nga palet ndergjyqese

Nuk ka mundesi gjyqtare te Gjykates se Larte te dalin me vendime te ndryshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit