Maqedoni, ulet numri i foshnjave të posa lindura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2025, 08:23

Po rritet numri i divorceve, ndërsa po ulet numri i martesave në Maqedoni.

Sipas raportit të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), në tre muajt e fundit të vitit të kaluar janë divorcuar 601 çifte, që në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak paraqet një rritje prej 23,9 për qind.

Sipas të njëjtit raport, është ulur numri i çifteve që vendosin të martohen, me 2.430 martesa të lidhura brenda tre muajve, që në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak paraqet një ulje prej 14,7 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e katërt të vitit 2024, numri i fëmijëve të lindur në vend është ulur. Janë lindur 3.968 fëmijë, dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është ulur me 4,2 për qind.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit