Tualetet jashtë funksionit, avioni kthehet mbrapsht andej nga erdhi

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 10.03.2025, 14:31

Një fluturim i kompanisë Air India nga Çikago për në Delhi u shndërrua në një udhëtim 10-orësh pa destinacion, pasi avioni u detyrua të kthehej mbrapsht për shkak të një problemi të pazakontë: 11 nga 12 tualetet dolën jashtë funksionit.

Incidenti ndodhi më 5 mars, kur Fluturimi AI 126 po kalonte mbi Grenlandë. Me vetëm një tualet të mbetur funksional në klasën e biznesit dhe rreth 300 pasagjerë në bord, ekuipazhi mori vendimin për t’u kthyer në aeroportin O’Hare të Çikagos, sipas raportimeve të View From The Wing.

Sipas të dhënave të FlightAware, problemi u zbulua rreth pesë orë pas nisjes së fluturimit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e udhëtimit drejt Indisë.

Në një deklaratë, Air India e përshkroi incidentin si një “çështje teknike”, duke sqaruar se pasagjerët dhe ekuipazhi zbarkuan normalisht në Çikago dhe u strehuan në hotele për të minimizuar shqetësimet.

Tualetet e bllokuara nuk janë një fenomen i rrallë në aviacion. Problemi zakonisht lind kur pasagjerët hedhin sende të ndaluara në tualet, duke shkaktuar bllokime në sistemin e shkarkimit.

Edhe një ose dy tualete të bllokuara mund të jenë të mjaftueshme për të detyruar ekuipazhin të kthejë avionin mbrapsht, për shkak të numrit të kufizuar të tualeteve në dispozicion.

Për momentin, Air India nuk ka dhënë një deklaratë shtesë mbi incidentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit