Grupi shqiptari  i vodhi mbi 1 milionë euro sende me vlerë VIP-ave në Francë e Belgjikë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 10.03.2025, 14:26

Shtatë persona, gjashtë anëtarë dhe drejtuesi i grupit, mendohet se kanë vjedhur sende me vlerë deri në 1 milion euro, për t’i shitur më pas në Shqipëri kundrejt shumave të ndryshme monetare.

Grupi kriminal shqiptar besohet se ka kryer vjedhje në banesat e 49 personazheve të njohur botës së futbollit, Formula 1, artit e muzikës, por është kapur nga Policia franceze gjatë një aksioni policor.

Të ndaluarit vodhën banesat e 49 personazheve VIP si futbollistë, pilotë të Formula Uno dhe këngëtarë të famshëm në Francë, Belgjikë e Luksemburg.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar shtatë persona. Dy të parët u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, ndërsa pesë të tjerët u kapën më 4 mars pranë Reims. Midis tyre ishte drejtuesi i dyshuar i rrjetit, Edison Pula, një shqiptar rreth të tridhjetave.

Ky i fundit, i kërkuar nga Interpol, njihej për aktivitetin e gjatë kriminal dhe për shmangien nga dënimi, duke përfshirë dhe arratisjen nga një burg italian në qershor 2022.

Francezët grupin e hajdutëve e kanë “pagëzuar” me emrin “Nikla”, duke e cilësuar goditjen si një nga operacionet më të rëndësishme kundër bandës.

Gjenerali Marc de Tarlé, komandant i Zyrës Qendrore theksoi rrezikshmërinë e këtij rrjeti.

“Ky individ është një autor përsëritës krimi, ADN-ja e të cilit u gjet në më shumë se 30 skena vjedhjesh midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2024”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit