Ulen çmimet e derivateve të naftës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2025, 14:28

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,08% në raport me vendimin e datës 07.03.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 1,240 den/kg dhe tani do të jetë 42,261 den/kg.

Nga data 11.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 74,50 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 76,50 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) – 70,00 (denarë/litër) Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 69,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 42,261 (denarë/kilogram).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit