Gjendja alarmante e kabinës elektrike në Bulqizë, rrezik për banorët

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 10.03.2025, 13:34

Një qytetar na shkruan se një kabinë elektrike në fshatin Krajkë, Njësia Administrative Zerqan, Bulqizë, ndodhet në një gjendje tejet të degraduar dhe të rrezikshme.

Kabina, e cila është në funksion dhe furnizon me energji elektrike zonën, është e mbuluar nga ferrat dhe bimësia, ndërsa duket qartë se mungon mirëmbajtja e duhur.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se transformatori dhe instalimet elektrike janë të ekspozuara dhe në një gjendje që mund të përbëjë rrezik serioz për banorët, por OSHEE duket se jo vetëm nuk mban asnjë përgjegjësi, por edhe nuk merr asnjë masë për të garantuar furnozimin me energji të banorëve, pa vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e tyre.

Pamje të tilla të kabinave elektrike nuk janë të rralla në vendin tonë. Janë të shumta fshatrat që vuajnë një problematikë të tillë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje ! Ja si eshte katandisur kjo gabine elektrike ne fshatin Krajke ! Njesia administrative Zerqan Bulqize ! E mbuluar me ferra , me energji dhe gjendje pune 😡”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit