Një tjetër skandal abuzimi me pushtetin ka dalë në dritë në Elbasan, ku kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, duket se i ka dhënë leje për ndërtim pallatesh banimi babait të tij, në shkelje të hapur të rregullave të konfliktit të interesit.
Leja e ndërtimit për babain Iljaz Llatja, është dhënë në një sipërfaqe të konsiderueshme në një ish-pishinat e shtetit në Elbasan, çka ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e masës dhe shkelje për përfitime personale dhe familjare nga ana e kryetarit të bashkisë.
Leja e ndërtimit është dhënë për një projekt që përfshin një ndërtesë me 10 kate dhe një sipërfaqe ndërtimore prej 3994 m², një zonë që ka pasur precedentë problematike për shfrytëzim të papërshtatshëm.
Zhvillimi vjen në një kohë kur ligji shqiptar e ndalon qartë një person që mbulon një pozicion të lartë publik të përfshihet në vendime që mund të sjellin përfitime personale.
Veprime të tilla përbëjnë një cenim të besimit të qytetarëve në administratën lokale që është thelbësor për ruajtjen e një shoqërie demokratike dhe ligjore.
Të gjithë qytetarët e Elbasanit kanë dijeni për këtë aferë dhe kërkojnë një hetim të shpejtë dhe të paanshëm për të zbardhur çdo element të mundshëm të shkeljes së ligjit apo nëse ka pasur përfshirje të paligjshme nga ana e Gledis Llatjas në këtë proces.