Fermë kanabisi me vlerë 2 milionë paund, kapen 2 shqiptarët në Britani

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 10.03.2025, 12:33

Një operacion policor zbuloi një rrjet të madh të kultivimit të kanabisit, i lidhur me bandat shqiptare. Gjatë hetimeve, u bastis një fermë kanabisi me vlerë mbi 1 milion paund, ndërsa autoritetet zbuluan një skemë të sofistikuar të vjedhjes së energjisë elektrike për të furnizuar mbi 100 ferma kanabisi në të gjithë vendin.

Hetimi u krye nga Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar Veri-Perëndimor (NWROCU) nën kodin "Operacioni Shkëndija" dhe zbuloi se një bandë e përbërë nga dhjetë persona ishte maskuar si punëtorë të ligjshëm për të ndërhyrë në rrjetin elektrik kombëtar. Ata punonin për një kompani të regjistruar, Elev8 Civils and Utilities Ltd, dhe kishin kryer të paktën 54 gërmime në Mbretërinë e Bashkuar. Banda, e drejtuar nga Ross McGinn dhe Andrew Roberts, zhvilloi projektin e saj të parë në Dell, West Derby.

Duke përdorur veshje dhe pajisje identike me ato të punëtorëve të shërbimeve publike, anëtarët e grupit mbyllnin rrugët dhe kryenin gërmime në mes të ditës, duke bërë të dukej sikur po zhvillonin punime të rregullta. Energjia e vjedhur devijohej drejt fermave të kanabisit, duke ndihmuar në prodhimin dhe tregtimin e drogës me një vlerë totale mbi 21 milion paund.

Operacioni i bandës u zbulua në janar 2023, kur policia e Uellsit të Veriut bastisi një dyqan të braktisur në Bangor’s High Street. Aty u gjet një fermë kanabisi me vlerë 1.2 milion paund dhe dy shtetas shqiptarë që ishin trafikuar për të punuar në kushte të vështira. Për shkak të modifikimeve të shumta elektrike, ndërtesa u shpall e pasigurt, duke penguar hetuesit të vazhdonin kërkimet.

Në muajt pasues, bastisje të tjera në prona të braktisura në të njëjtën zonë zbuluan ferma të tjera kanabisi me vlerë rreth 800,000 paund. Hetimet zbuluan se banda kishte përdorur furgona të rremë të shërbimeve dhe CCTV tregoi sesi ata kryenin punën e tyre në mënyrë të organizuar. Për më tepër, analizat e bisedave në WhatsApp ndihmuan detektivët të gjurmonin aktivitetin e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ferma të fshehta të kanabisit ishin vendosur në shtëpi bosh, bare dhe hotele, ndërsa projektet e gërmimit të bandës përfshinin zona si Merseyside, Dundee dhe Portsmouth.

Kryeinspektorja Zoe Russo, nga NWROCU, deklaroi:

"Ky grup kriminal drejtoi një operacion shumë të sofistikuar dhe të rrezikshëm. Ata përdorën furgona të rremë të shërbimeve për të lëvizur lirshëm në të gjithë vendin, pa ngritur dyshime. Në bisedat e tyre në WhatsApp, zbuluam foto të dëmtimeve elektrike që ata kishin shkaktuar gjatë ndërhyrjeve në rrjetin energjetik."

Në total, autoritetet zbuluan më shumë se 100 ferma kanabisi, me një vlerë të përgjithshme mbi 21 milion paund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit